Eksperti zgjedhor: Ja pse sondazhi nxjerr fitues opozitën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi vlerëson rezultatin e sondazhit të ‘IPR Marketing’, që nxjerr fituese opozitën e bashkuar me 53% të votave. Në studion e emisionit ‘Zonë e Lirë’, ai argumentoi se rezultatet tregojnë qartë se situata politike është përmbysur dhe se opozita del fituese edhe në zgjedhjet lokale sipas shifrave të IPR-së.

“Politikën e bëjnë partitë, këto kuota janë domethënëse sepse tani është rritur me 10% PD që nga 2017. Ky është një rezultat i mirë, kemi dhe PS që është në qeveri që është ulur me 4%. Bashkë LSI dhe PD shkojnë në 53%. E marrë kështu siç është, tregon qartazi që kemi një situatë të përmbysur.

Trendi i përgjithshëm është për të shkuar me opozitën në këto situata për votuesit e pavendosur. Këtu ka rëndësi rritja e shpejtë prej 10% e PD. Rreth 1.5 milion votues janë mesatarisht në çdo zgjedhje, megjithatë në fund më të shumtët e tyre do ta ndajnë mendjen. PD dhe opozita fiton zgjedhjet edhe në bashki, edhe në zgjedhjet e parakohshme, sipas këtyre shifrave”, sqaroi Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas sondazhit me 2000 të anketuar, 44% votonin mazhorancën, 39% mbështetnin PD dhe 14% ishin pro LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?