Ekspertiza/ 34-vjeçari në Mirditë u ekzekutua me 6 plumba, 2 në gjoks dhe 4 në kokë
34-vjeçari, Eri Zefi, u ekzekutua me 6 plumba, 2 në gjoks dhe 4 në kokë. Ky është rezultati i ekspertizës mjekoligjore, sipas të cilës mësohet se në trupin e viktimës janë gjetur 6 shenja plumbash.
Sakaq nuk janë konstatuar shenja dhune para vrasjes. Nga kqyrja e trupit të viktimës rezulton se vrasja të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i pajetë.
Eri Zefi u gjet i vrarë pasditen e 2 tetorit, në fshatin Zall Xhuxhë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit.
Prokuroria ka ngritur dyshime për dy persona në lidhje me vrasjen në Mirditë. Nga të dhënat e grumbulluara është konstatuar se Eri Zefi është ndjekur për disa ditë me radhë. Ekzekutorët kanë shfrytëzuar momentin kur ai është larguar për vizitë te dajat e tij për ta marrë peng dhe më pas ekzekutuar.
Pas marrjes në pyetje të disa personave që mund të kishin dijeni mbi ngjarjen, prokuroria ka ngritur dyshimin për vrasje për gjakmarrje,
Vëllai i viktimës Ndue Zefi në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij Martin Ndreca ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti në qytetin e Durrësit, ndaj dhe hetimet janë përqendruar te kjo ngjarje, por pa përjashtuar as pista të tjera.
/Ora News