Ekspertiza: 46 vjeçarja humbi jetën aksidentalisht, ngatërroi derën e ashensorit

Ky është rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për 46 vjeçaren Lula Bashaj, e cila prej tre ditësh kishte gjetur vdekjen.

Fillimisht policia ngriti edhe pistën e vrasjes,  por pas hetimeve rezultoi se Lula Bashaj ka hapur gabimisht derën e tubacioneve të pallatit, duke e ngatërruar me atë të ashensorit, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë  në bodrumin e katit të parë.

Sipas hetimeve të kryera nga policia, 46-vjeçarja kishte shkuar të takonte motrën, e cila jeton në pallatin në fjalë, por nuk e ka gjetur atë në banesë dhe ndërsa ka dashur të zbresë me ashensor ka hapur derën e gabuar.

Pas ekspertizës së kryer në trupin e viktimës nuk ka rezultuar të ketë patur shenja dhune, ndërsa trupi i pajetë i gruas u tërhoqë nga familjarët mbrëmjen e kaluar për tu përcjellë për në banesën e fundit.

SHKARKO APP