Ekspertja shqiptare braktis shtetësinë gjermane, i rikthehet asaj shqiptare

Anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Denada Prifti ka rimarrë shtetësinë shqiptare, duke braktisur atë gjermane. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, edhe pse me pushime, ka firmosur dekretin 9207, ku i jepet shtetësia shqiptare Denada Vangjel Priftit.

Më 26 shkurt, Prifti ka marrë votën në Parlamentin e Shqipërisë për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë. Kjo, pas heqjes së këtij mandati Guvernatorit Adrian Fullani, si dhe pranimit të dorëheqjes nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë të Ardian Civicit. Prifti është propozuar në postin e anëtares së Këshillit Mbikëqyrës së BSH prej kryeministrit Edi Rama. Kjo, pas një debati të zhvilluar mes Presidencës dhe kryeministrit për emrin e guvernatorit të Shqipërisë.

Vetë Rama ka propozuar që të drejtën për të qenë guvernator ta kishte dhe një person, që nuk kishte shtetësinë shqiptare. Ndërkohë që Presidenti argumentoi se të drejtën e propozimit e ka vetëm kreu i shtetit, duke mbështetur emrin e Genti Sejkos.

SHKARKO APP