Eksplozivi në Tiranë, Drita Lulo motra e gjyqtarit që u ”dogj” nga Vetting-u

Një shpërthim eksploziv u regjistrua mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Për pasojë një dyqan mbeti i dëmtuar. Mësohet se dyqani është në pronësi të Drita Lulos. Kjo e fundit është një biznesmene e njohur në Tiranë, gjithashtu motra e gjyqtarit Fatos Lulo, Gjyqtari i Kushtetueses i cili u shkarkua i pari nga Vetting-u.

Drita Lulo është aksionere në katër kompani kryesisht në fushën e hidrocentraleve. Ajo u bë e njohur edhe gjatë procesit të Vetting-ut të vëllait të saj, Fatos Lulo, pasi ky i fundit në deklarimin e pasurisë kishte bërë të ditur se në vitin 2005, i ktheu të motrës një borxh prej 480 mijë dollarësh.

Gjyqtari Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?