Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ekstazi “Louis Vuitton”, 5 të arrestuarit në Tiranë. Mes tyre një femër dhe anëtari i VV-së

Aktualitet E martë, 15 Gusht 2023 15:08
Ekstazi “Louis Vuitton”, 5 të arrestuarit në Tiranë. Mes tyre një femër dhe anëtari i VV-së
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fluksi i hyrje-daljeve kryesisht për qëllime turistike përmes pikave kufitare, ka rritur tentativat për paligjshmëri të ndryshme ne kufi. 11 mijë doza ekstazi u sekuestruan nga Policia e Shtetit. Në këtë operacion u arrestuan Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Policia e Tiranës bëri me dije se shtetasit e arrestuar u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, ata transportoheshin me makina të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me arrestimin e Besnik Mujecit, ku thotë se po zhvillojnë një mbledhje urgjente për këtë rast dhe do të marrin një vendim. ”Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”,-tha Manxhuka sekretar për mediat në LVV.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e plotë e Policisë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj në konferencë për shtyp në lidhje me finalizimin me sukses pas një hetimi disamujor të operacionit policor të koduar “PUNISHER 2”. Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e operacionit të koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup që trafikonte nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi MDMA. Në janar të këtij viti, është finalizuar operacioni policor i koduar “PUNISHER”, në kuadër të cilit u godit një grup shpërndarësish të drogave sintetike, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, si dhe u sekuestruan 1007 tableta ekstazi MDMA.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 4 orësh
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 5 orësh
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 6 orësh

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të veprimeve të thelluara në drejtim të hetimit të furnitorëve për grupin e arrestuar në janar, kanë rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike, nga Kosova në Shqipëri. Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga 5 persona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci. Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së drogave të lehta dhe të forta. Dëshiroj të falenderoj publikisht drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë z. Arenc Çela dhe prokurorin e çështjes z. Ndini Tavani, për drejtimin me profesionalizëm dhe vendosmëri të këtij hetimi. Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në qarkun e Tiranës së fundmi edhe në territorin e Bashkisë Krujës po vijojnë me përkushtim luftën e pandërprerë kundër çdo paligjshmërie dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me strukturat policore me qëllim, krijimin e një ambienti akoma edhe më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët, e mbi të gjitha për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Etiketat e lidhura

ekstazi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 4 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 4 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 5 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 16 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 20 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 7 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.