Ekstradimi i Frrokut nga Holanda, dorëzohet kërkesa zyrtare nga ambasada shqiptare
Ambasada e Shqipërisë në Holandë ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për ekstradimin në Shqipëri të Arben Frrokut.
Ditën e djeshme Frroku ka dalë në gjyq dhe ka marrë masën arrest me burg për 40 ditë, ndërkohë që autoritetet holandeze kërkuar nga Shqipëria nisjen e procedurës për ekstradimin e tij.
Arben Frroku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj.
47-vjeçaru u shpall në kërkim në Shqipëri në korrik 2015, pasi gjykata e Apelit e shpalli fajtor për vrasjen e komisarit të policisë Dritan Lamaj në shkurt 2013.
KOHA JONË SONDAZH

