Ekstradimi i Seitit, avokati akuza Krimeve të Rënda
Avokati i Nezar Seitit, Detar Hysi ka reaguar pas ekstradimit të klientit të tij drejt Italisë. Hysi shprehet se Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka tejkaluar kompetencat, duke marrë nismë nga përgjimet italiane dhe jo me provat dhe faktet e tyre. Kujtojmë këtu se Nazer Seiti konsiderohet si “financier” i grupit të Habilajve dhe i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, vepronte në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Deklarata
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkuar kompetencat,duke caktuar mase sigurimi me indicie të mara nga përgjimet italiane, dhe jo me prova dhe fakte te ndodhura në shtetin tonë. Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në perputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën,duke tejkuar cdo kompetencë. I kam njoftuar se po ekstradohej Seiti, nuk morën asnjë masë. Do të depozitoj kallëzim penal për prokurorët. Ekstradimi i Nezar Sitit u bw për llogari të drejtësisë italiane, pasi ndaj tij Gjykata e Katanias kishte caktuar masën “arrest me burg”, pasi mbi të rëndon akuza e përfshirjes në trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
KOHA JONË SONDAZH

