Ekstradimi i Seitit, vendimi i Gjykatës: Nuk e dinim që hetohej!

Nezar Seiti fitoi atë që kishte kërkuar që kur u arrestua në tetor të 2017 në Babicë të Vlorës, ekstradimin në Itali. Pikërisht kjo u realizua të enjten e 25 janarit, pasi Seiti u nis drejt Italisë, dhe në vend hapi debatin pse “Financieri” i Habiljave të largohet kur për të Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk i kishte mbyllur ende hetimet.

Në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila firmosi letrën e ekstradimit, u tha se lejimi u mbështet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. Pikërisht, ky vendim është zbardhur dhe aty kuptohet pse u lejua ekstradimi në Itali i Nezar Seitit, i konsideruar si karremi që do të çonte në dosjen që prek edhe ish-minstrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me bandën Habilaj. Vendimi i datës 18 dhjetor 2017, me numër 1506, i cili u zbatua nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj në lejimin e ekstradimit, duket se konfirmon mungesën e kordinimit mes institucioneve në lidhje me këtë rast.

Sipas togave të zeza, ekstradimi i Nezar Seitit, u lejua pasi në procesin e zhvilluar gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2017, në seancë gjyqësore nuk u paraqit asnjë dokument apo njoftim që të tregonte se ndaj Nezar Seitit, kishte një procedim penal të filluar në Shqipëri. Në argumentimin e vendimit që lejoi ekstradimin, gjykata shprehet se e ka verifikuar edhe këtë fakt, por bazuar në provat e paraqitura në seancë, ka arritur në përfundimin se për të njëjtin fakt, ndaj Seitit nuk është dhënë një vendim i formës së prerë dhe nuk po zhvillohet ndonjë procedim penal në Republikën e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konstatimi është bërë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor 2017, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda siç ishte njoftuar edhe publikisht, kishte të paktën një muaj që kishte regjistruar procedim penal ndaj shtetasve Nezar Seiti dhe Armand Kocerri, në lidhje me drogën e kapur në magazinat e grupit të Habilajve në Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbi këtë ekstradim, Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për katër prokurorët që janë marrë me këtë rast. Neni 491, pika ç, duket se ka qenë i zbatueshëm në këtë situatë pasi parashikon shprehimisht se ekstradimi nuk lejohet të bëhet kur ndaj shtetasit ka filluar procedimi ose kur ai është gjykuar në Shqipëri edhe pse vepra është kryer jashtë shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?