Ekstradohet drejt Italisë trafikanti i lëndëve narkotike

Është kryer mbrëmjen e së premtes ekstradimi nga Tirana drejt Italisë i shtetasit Gentjan Isufaj, i kërkuar nga drejtësia e vendit fqinj.
Sipas një njoftimi për shtyp, Isufaj, 27 vjeç nga Kopliku, ishte shpallur më herët gjatë vitit në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, nën akuzën e trafikut të narkotikëve. 
Sipas njoftimit zyrtar, kishte qenë Gjykata e Milanos ajo që kishte lëshuar urdhërarrestin, pasi nga hetimet ishte provuar se Isufaj, në bashkëpunim me persona të tjerë i kishte shitur 270 gramë drogë të llojit kokainë një tjetër shtetasi shqiptar në lokalitetin Arçinate.

SHKARKO APP