Ekstradohet nga Athina shqiptar, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje

Një 48-vjeçar, i dënuar me 18 vite burg për “vrasje me paramendim” është ekstraduar nga Athina drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për Albert Islamin lindur në Fier.

Policia sqaron se “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , me vendimin Nr. 127, datë 11.11.1998, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për kryerjen e veprës  penale, “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?