Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i shumëkërkuar (Emri)

Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë një 41-vjeçar, i cili  nëntë vite më parë u dënua në mungesë me 6 vite burg për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Bëhet fjalë për shtetasin Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Shkodrani i ekstraduar Alket Preka në aksin rrugor Zogaj-Shirokë është diklumentuar se ka vjedhur nën kërcënimin e armës një automjet me më pas e ka çaur në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda tij edhe konstatuar edhe një armë zjarri, e cila i përkiste 41-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?