Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar për vrasje

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dënuar me 16 vite burg për vrasje. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Bardhok Frroku, 43-vjeç, lindur në Pukë.

Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?