Ekstradohet nga Italia fieraku i dënuar për plagosje 4 vite më parë

Placeholder Image

Policia italiane ka esktraduar në Shqipëri, 46-vjeçarin Arjanit Dino, i cili është akuzuar 4 vite më parë për plagosje.

Më datën 29.08.2017, Zyra Qëndrore Interpol Tirana,  ekstradoi  nga Milano/Itali drejt vendit tonë,  shtetasin  shqiptar :  Arjanit Dino, 46 vjeç, lindur në Ballsh – Fier.

“Ky shtetas , më datë 12.06.2013, në Ballsh – Fier,  në një lokal ku ka pasur të pranishëm edhe klientë ,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë  me armë zjarri pistoletë,  shtetasin B.L,” shkruan policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , me Vendimin Penal datë 24.09.2013, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e rendit dhe qetëtësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 89, 274 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali , duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?