Ekuadori: Mafiozët shqiptarë po ushtrojnë presion mbi trafikun e drogës

A janë shqiptarët në krye të trafikut të drogës? Autoritetet ekuadoriane pohojnë se mafia shqiptare është bërë e dhunshme dhe po ushtron presion të madh për të marrë kontrollin e tregut të drogës.

Renato Rivera, një studiues me Rrjetin Amerikan Latin me bazë në Kuito për Analizën e Sigurisë dhe Krimit të Organizuar, flet për rrezikshmërinë e grupeve shqiptare në këtë trafik. Për të kartelet meksikane Jalisco New Generation (CJNG) dhe Sinaloa janë lojtarët kryesorë në kontrabandën ajrore përgjatë bregdetit ekuadorian.

“Aeroplanët vijnë e shkojnë nga Amerika Qendrore, shumë me flamuj meksikan; ata sjellin armë dhe para, kokainë dhe benzinë”.

Në vitin 2021, autoritetet ekuadoriane çmontuan më shumë se 1,350 banda, sekuestruan më shumë se 7,500 armë dhe 231 ton drogë, përfshirë kokainë dhe marijuanë.

SHKARKO APP