Ekzekutimi i 71-vjeçarit/E telefonoi djali nga jashtë por telefoni i’u gjet i thyer

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e 71-vjeçarit që terrorizoi qytetin e Elbasanit. Telefoni i Lefter Zhidrus është gjetur në tokë i thyer, në apartamentin ku jetonte prej 5 vitesh me qera. Nuk dihet nëse e ka thyer vetë telefonin, apo nga shpërthimi dhe të shtënat.

RENEA tentoi që ta bindte Lefter Zhidrun përmes vajzës së tij, 14-vjeçe të cilën e nxori poshtë pallatit përballë dritares së katit të dytë ku qëndronte 71-vjeçari.

“Babi dorëzohu, babi dorëzohu”,-ishin thirrjet e vajzës poshtë dritares, por i ati nuk doli asnjëherë në dritare dhe i injoroi thirrjet. Të njëjta përpjekje bëri dhe djali që ndodhet në Greqi duke dashur që ta bindte duke e telefonuar, por ishte e kotë.

SHKARKO APP