Ekzekutimi i biznesmenit dhe ”anglezi”, eksperti Softa: Autori jo profesionist

Pse u vra biznesmeni kandidat për zgjedhjet lokale të 14 Majit, Ardian Nikulaj? Kur ende policia nuk ka rënë në gjurmët e autorit, eksperti i kriminalistikës Fatjon Softa thotë se nga të dhënat parparake, vrasësi nuk mund të jetë kurrësesi profesionist, pasi nga 7 të shtëna në një distancë 1 metër, vetëm dy prekën në trup viktimën.

“Nga pamjet që shikojmë në mënyrën e ekzekutimit shikojmë që është një person gjakftohtë, që ndoshta është marrë me vrasje të tjera. Por mungesa e profesionalizmit shihet tek mungesa e dorezës, mënyra si ai bën ekzekutimin, mungesa e precizionit. Mendoni që në një distancë 1 metër, se aq afër është afruar, nga 6 fishekë apo 7 fushekë, vetëm dy kanë prekur viktimën, të tjerët kanë përfunduar në xham. Të gjitha këto gabime mund të ndihmojnë grupin hetimor drejt krijimit të një identiteti të një personi të mundshëm”, tha Softa.

Po ashtu një person me shtetësi angleze dhe banim në Londër, i cili kishte ardhur në vendin tonë më 14 prill dhe është larguar drejt Anglisë më 19 prill, vetëm 5 pas orë pas ngjarjes, është marrë në pyetje.

Autoritetet shqiptare i kishin bërë kërkesë autoriteteve homologe angleze për marrjen në pyetje të këtij personi dhe ditën e djeshme është pyetur rreth qëndrimit të tij në Shqipëri dhe arsyeve se pse kishte shkuar në Shëngjin Autoritetet shqiptare po presin përgjigjen nga homologët anglezë.

Grupi hetimor ende nuk ka prova nëse motori është futur brenda në “Defender” edhe pse ka dyshime që mund të jetë futur aty, por po hetohet edhe pista që motori mund të jetë futur në një mjet tjetër.

SHKARKO APP