Ekzekutimi i biznesmenit, gazetari: 3 pistat që po hetohen

Biznesmeni dhe ish-kandidati për deputet Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje në një lokal në pronësi të tij në zonën e shëtitores në hyrje të Shëngjinit. Lidhur me pistat që po hetohen për këtë krim, gazetari Spartak Koka është shprehur se janë tre, ku e para është ajo e hasmërisë mes fiseve.

”Pista e parë për të cilën dyshohet është ajo e një karakteri gjakmarrje mes palëve, hasmëri me një fis tjetër në Lezhë, fisin Palaj, ku mes palëve ka pasur viktima që nga fundi i viteve ’90 e deri në ditët e sotme. Megjithëse pala tjetër është shoqëruar dhe marrë në pyetje, nuk ka ende prova e fakte që mund ta lidhin drejtpërdrejtë në këto momente.

Pista e dytë ka të bëjë me aktivitetin politik. Pista e tretë, e ndonjë përplasje të mundshme ose ndonjë konflikti të kohëve të fundit, por pistë për të cilën po punohet.

Duhet të jenë kapja e autorëve, ndjekja e autorëve, dinamika e lëvizjes së tyre për të zbuluar se cila është arsyeja pse është ekzekutuar një prej biznesmenëve më të rëndësishëm të qytetit të Lezhës”,-tha gazetari.

SHKARKO APP