Ekzekutimi i biznesmenit në Fier, provat që ka grumbulluar policia

Hetime intensive po zhvillohen për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier, i vrarë mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit. Ngjarja tronditi banorët dhe shkaktoi panik. Hetuesit kanë sekuestruar 1 kallashnikov dhe një pistoletë, në makinën e djegur në afërsi të qytetit të Fierit, e cila mendohet se është përdorur nga autorët për ekzekutimin e 57-vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja, pasi autorët qëlluan me breshëri ndaj Backës. Në atentat janë përfshirë dy persona, të cilët kanë qëlluar në drejtim të 57-vjeçarit, i cili mbeti i vdekur në vend.

Biznesmeni mund të jetë vrarë për hakmarrje, për shkak të një konflikti të kohëve të fundit. Nuk përjashtohet pista e konflikteve të vjetra, pasi është ai është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i vrarë në 1997.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?