Ekzekutimi i biznesmenit, në pranga një tjetër person
Policia e Vlorës ka arrestuar një tjetër person që ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj, 29-vjeç, më 4 qershor të këtij viti. Në pranga ka rënë shtetasi Donel Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.
Njoftimi i policisë:
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve ndaj personit dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
Donel.Sh, 28-vjeç, banues në Vlorë. U krye ndalimi i tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018, ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale ”Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
(Lidhur me ngjarjen e datës 04.06.2018, ku në lagjen ”Pavarësia”, mbeti i vrarë shtetasi V.D.) Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.
KOHA JONË SONDAZH

