Ekzekutimi i bujshëm i ish-policit në Selitë, ndalohet një i dyshuar

Tre muaj pas vrasjes që bëri bujë në Selitë policia ka ndaluar një të dyshuar. Raportohet se policia e Tiranës ka ndaluar një të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Arben Bilalit, ngjarje e ndodhur më 30 janar të këtij viti.

I ndaluari thuhet se është 47-vjeçari me iniciale A.Xh, i cili figuron me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje makinash.

Dyshohet se A.Xh u ka siguruar mjetin “Benz”, që u gjet pak minuta më vonë i braktisur në Mjull Bathore, autorëve të vrasjes. Si rrjedhojë, kjo do të thotë se ai është takuar dhe i ka parë autorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimi /Balkan Web/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?