Ekzekutimi i çiftit, makina e autorëve ishte vjedhur në Kosovë
Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrit të shasisë dhe numrit të motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.
Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, çka u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit mëngjesin e së dielës.
Një burim i policisë së Shkodrës i tha ”ABC News” se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit Boran Bercana.
Foshnja që i shpëtoi plumbave të automatikut është marrë nga spitali prej familjarëve të Bercanës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Boran Bercana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silensiator.
Autori është afruar ngjitur me xhamat e Benzit dhe ka qëlluar fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Vrasësi nuk ka vepruar i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili priste me makinë.
KOHA JONË SONDAZH

