Ekzekutimi i Devi Kasmit, zbardhet dëshmia e dytë e Meshinit: Qëlluan me armë dhe më pas …

I arrestuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Devi Kasmit, 25-vjeçari Mario Meshini është marrë sërish në pyetje nga policia.

Gjatë ditës së djeshme, mësohet se ai ka treguar kronologjinë e lëvizjeve të tij deri në momentin që ka takuar Devi Kasmin.

Mario ka treguar se me Devin njihet prej vitesh dhe e kishin lënë për t’u takuar për të biseduar për një çështje pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Marios sapo ai ka arritur poshtë pallatit të Devit i ka shkruar një mesazh në telefon ku i thoshte “hajde se erdha”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E kam pritur aty pranë, por nuk kam parë ndonjë njeri të dyshimtë. Sapo Devi ka ardhur përballë meje për të biseduar dëgjova të shtënat, por nuk munda të shoh njeri nga errësira. Edhe mua më kërcënuan me armë.

Kam marrë motorin dhe nga tronditja jam larguar menjëherë që aty. Nuk kam lidhje me ngjarjen sepse ai ka qenë miku im”, është shprehur Meshini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?