Ekzekutimi i dy vëllezërve, ky është autori i akuzuar. Dy janë pistat e hetimit
Ekzekutimet në vend nuk kanë të ndalur. Një familje ka hapur dyert e mortit pasi ka humbur dy nga katër djemtë e saj. Roland Pula akuzohet si vrasës i vëllezërve Xhontil dhe Gramoz Bardhi në Krujë. Mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:30, Pula u zuri pritë te dera e shtëpisë, duke vrarë fillimisht njërin nga vëllezërit. Tjetri i alarmuar doli pas të shtënave dhe u ekzekutua gjithashtu. Mësohet se mes dy familjeve, Pula dhe Bardhi, ka pasur një histori të vjetër hasmërie, me plagosje.
Dy familjet kanë pasur përplasje të vazhdueshme për këtë ngjarje dhe asnjëherë lidhje miqësore. Konflikti e ka zanafillën në vitin 19 gusht 2005 kur vëllai i Gramoz dhe Xhontil Bardhi, Eltoni ka plagosur me thikë Besnik Pulën. Në atë periudhë prokuroria dhe policia e Krujës fiksuan si prova materiale gëzhoja dhe predha të plumbave, duke akuzuar direkt Roland Pulën si autor të kësaj ngjarje të ndodhur në vitin 2005. Banorët e fshatit Gramëz shprehen se viktimat nuk ishin djem të këqinj. Nga ana tjetër, ata i bëjnë thirrje qeverisë që krimit ti vërë frenat.
Xhontil Bardhi mësohet se kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t’u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift. “Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë. Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne”,-shkruan i pikëlluar Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta. Familjarët të tronditur kërkojnë drejtësi. “Një dramë e madhe, të vrasësh dy fëmijë, dy djem. Nuk e di, i bëj thirrje qeverisë të vërë frerat. Ligji është për të gjithë duhet të jetë i drejtë”.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=142896890698137&set=a.103680034619823&type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

