Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg me urdhër të grupeve shqiptare apo greke? Klodiana Lala jep detaje nga ngjarja
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga ekzekutimi i Jani Aliajt në burgun Kordhialos në Greqi.
Lala e përshkroi Jani Aliajn si një eksponent të krimit të organizuar, të përfshirë në vrajse, ndërkohë që personi që e ka ekzekutuar në burg, është një vrasës që ka eleminuar edhe një shqiptar tjetër po në burg. Lala tha se ende është e paqartë nëse urdhrin për vrasjen e Jani Aliajt e kanë dhënë grupe shqiptare apo greke.
“Ngjarja ka ndodhur në burgun e Kordhialos në Greqi, burg famëkeq, ku vuajnë dënime njerëz që kanë kryer krime shumë të rënda.
Jani Aliaj është nga Tepelena, personazh shumë i njohur. Në vitin 2016, Jani Aliaj sipas autoriteteve realizoi në një lokal, vrasjen e Elton Çiços. Pas ngjarjes Aliaj u largua nga Shqipëria. Pas kësaj vrasje pati disa vrasje të tjera që lidheshin me përplasjet mes grupeve. Jani Aliaj u dënua me burgim të përjetshëm në mungesë.
Ai u arretua në Greqi, me identitet të rremë dhe pamje të ndryshuar. Kishte flokë dhe la të habitur autoritetet greke dhe shqiptare. Ishte në proces ekstradimi në Shqipëri, por për sa kohë kishte probleme me drejtësinë greke, hesapet e pa mbyllura, kishin bërë të vonohej ekstradimi.
Nga arratisja nga burgu i Korfuzit, deri kur u arrestua, dyshohet ti ishte bërë dy herë atentat. Ka patur një seri ngjarjesh në përplasje mes dy grupimeve me bazë në Tepelenë, që e kanë zanafiilën te përplasja në trafikun e drogës.
Lidhur me atë që ka kryer vrasjen sot, sipas autoriteteve greke, bëhet fjalë prë të dënuar për vrasje, i cili një vit më parë ka ekzekutuar Artur Bashimin, sërish në burg.
Për këtë arsye, duke qenë se bëhet fjalë për eksponent me prirje të theksuara për vrasje, autoritetet greke, kanë dyshime se vrasja e Jani Aliaj mund të jetë urdhëruar nga grupime kriminale jashtë burgut. Janë grupet greke apo shqiptare, kjo mbetet të sqarohet nga hetimet”, deklaroi Lala.
KOHA JONË SONDAZH

