Ekzekutimi i Muratit në Durrës, identifikohet një nga autorët. Dyshohen konfliktet për drogë

Sipas policisë, ai është Bedri Haka, 20-vjeç nga Nikla dhe është njëri prej dy autorëve të krimit. Sipas të dhënave të para hetimore, dyshohet se konflikti që coi në ekzekutimin e Muuratit kishte të bënte me pazaret e drogës.

Ngjarja ndodhi mbremjen e 18 nentorit në sheshin “Liria”, që ndodhet në mes të Durrësit, para Bashkisë.

Fill pas vrasjes u komentua se ekzekutimi i Leonard Muratit riktheu dosjen e bandës së Durrësit, ku emri i tij është i përfshirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Policinë e Durrësit, 49- vjeçari ka pasur shumë akuza mbi vete, por asnjë prej tyre nuk ishte provuar, duke e lënë të lirë. Edhe pse biznesmeni ruhej, duke kryer lëvizje të kontrolluara dhe jo shumë larg shtëpisë dhe lokalit, autorët e kanë gjetur momentin dhe mënyrën për ta ekzekutuar mbrëmjen e së martës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Murati është përmendur gjatë procesit të bandës së Durrësit nga i penduari i drejtësisë, Adriatik Coli, i cili ka treguar për 49-vjeçarin, për miqësinë e më pas përplasjen që ka pasur me grupin e të dënuarit të përjetshëm, Lulzim Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?