Ekzekutimi i Nikulajt, vrasësi shpallet në kërkim nga Policia. Është një shtetas portugez
Një portugez është i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është shpallur në kërkim nga policia e Shtetit. Urdhër ndalimi është marrë nga Gjykata.
Motori i përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin është furnizuar në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkodër. Kjo është zbuluar pas kqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.
Ndërkohë gjatë kontrolleve të bëra nga policia ditën e sotme, në një banesë të braktisur mësohet se janë gjetur rrobat të cilat dyshohet se janë të njëjtat që autori ka përdorur ditën e vrasjes. Rrobat e gjetura janë dërguar në laborator për ekzaminim të mëtejshëm.