Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, një pistë është edhe atentati ndaj të vëllait

Këtë të hënë në Fier u ekzekutua me armë Shkëlzen Kastrati, pas një atentati që iu bë në makinën e tij, nga një person ende i pa identifikuar. Deri më tani Policia e Shtetit po heton në disa pista ku përfshihet edhe ajo që lidhet me një ngjarje të ndodhur në vitin 2016.

Shkëlzen Kastrati është vëllai i Kelmend Kastratit. Këtij të fundit i bë një atentat në janar të vitit 2016. Policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmendi dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur sot. Pas krimit autori dogji makinën tip “Range Rover”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?