Ekzekutimi i të riut në Shkodër, dyshohet si shkak gjakmarrja

Mëngjesi i së dielës nisi me vrasje. Gjin Ndoji (Boriçi) u gjet i vrarë me plumb në kokë rreth orës 05:55 në fshatin Shkjezë. Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit tip “BMW”, të marrë me qira disa ditë më parë, e ndërsa në vendngjarje u zbuluan 3 gëzhoja tip kallashnikovi. I riu rezulton se është një person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj persona dhe pista kryesore në të cilën po hetohet është pikërisht larje hesapesh për trafik narkotike.

27-vjeçari ka pasur edhe probleme me gjakmarrjen, por grupi hetimor e përjashton këtë si mundësi për shkak të dinamikës së atentatit. Kjo sepse pas atentatit, 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët.

Mësohet se makina që e djegur, tip “Benz” që dyshohet se u përket autorëve, figuron me targa që janë denoncuar të vjedhura që më 20 qershor në Ishëm. Ajo është targa e një makine tip “Fiat Punto” në pronësi të A.K, e cila kishte bërë kallëzim në polici. Policia e Shkodrës po vijon krehjen e zonës për të rënë në gjurmët e autorit ose autorëve të ngjarjes.

SHKARKO APP