Ekzekutimi mafioz ende pa pistë zyrtare
19 plumba ranë në drejtim të të rinjëve Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit mbrëmjen e së shtunës në zonën e Astirit në kryeqytet. Vrasësit s’kanë qëlluar paralel me automjetin, por në pjesën e pasme të tij nga ana e pasagjerit.
Policia ka mundur të ndjekë me kamera sigurie të bizneseve makinën e atentatorëve të cilët nuk përzgjodhën autostradën Tiranë-Durrës për t’u larguar, por rrugën dytësore mes zonës së Astirit.
Veç lidhjeve të tij me ish-efektivin e ekzekutuar në vitin 2019 në zonën e Porcelanit, Mihasi dyshohej edhe si person që kishte lidhje me bazën e armatimit në Yrshek të zbuluar pak kohë më parë, por që nuk u vërtetua kurrë.
Mihasi gjithashtu sipas policisë dyshohej se qëlloi me armë ndaj një hoteli në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.