Ekzekutimi mafioz në Tiranë, mbi 20 plumba fluturuan në zonë

Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u ekzekutuan mbrëmjen e kaluar, në një atentat mafioz e të mirëmenduar. Në trupat e të ndjerëve kanë përshkuar mbi 20 plumba, duke u sjellë të dyve vdekjen e menjëhershme.

Vetë skema e vrasjes dhe saktësia për të qëlluar drejt shënjestrës i çon hetimet drejt pistës së vrasjes me dashje nga vrasës me pagesë.

32-vjeçari Erigers Mihasi sapo ishte kthyer nga Gjermania. Ai ka qenë një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit, Vis Martinaj, dhe ka precedentë të mëparshëm penal.

Mihasi u arrestua për grabitjen e prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, por u la sërish i lirë brenda muajsh. Po ashtu Mihasi frekuentonte xhaminë, por nuk mundi t’i shpëtojë të kaluarës së tij të errët, ku duket se autorët kishin ende hesape të palara.

SHKARKO APP