Ekzekutimi me breshëri plumbash mbrëmë në Durrës, del fotoja e 38-vjeçarit
Zbulohet fotoja e 38-vjeçarit Edmir Begu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, që u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e kaluar. Sipas “GazetaShqip” nga këqyrja e sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Edmir Begu në Ilir Kuci.
Mësohet se viktima ishte duke hipur në makinën e tij në momentin kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona, të cilët kanë qenë në një makinë në lëvizje. Për pasojë Bregu ka marrë dëmtime në kokë, në gjoks dhe në këmbë, ndërkohë që janë tre pistat e hetimit për këtë vrasje.