Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:05 Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United Trajneri anglez është rikthyer në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa drejtuesit e Manchester United ende nuk kanë bërë të ditur një vendim për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Dita e Politikës”, e vërteta e vetme e 1 Prillit, ditës së gënjeshtrave

Forum E mërkurë, 1 Prill 2026 10:27
“Dita e Politikës”, e vërteta e vetme e 1 Prillit, ditës së gënjeshtrave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

1 Prilli, me sa duket, e meriton që politika ta ketë një ditë kremte, jo si privilegj, por si njohje e një të vërtete që na lidh pazgjidhshmërisht me të, gënjeshtra. Sepse, nëse ka një zeje që politika e ka ushtruar me këmbëngulje, me përkushtim dhe me një lloj mjeshtërie që shpesh i kalon kufijtë e artit, ajo është pikërisht gënjeshtra, e nevojshme për t’u dëgjuar, e rafinuar për t’u kuptuar, e paketuar për t’u pranuar dhe e ricikluar për të mbijetuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 38 minutash
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 1 ore
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 1 ore

Në kulturën pop, në etnosin populist dhe në atë laboratorin e përhershëm ku folklori përpunon me humor të hidhur të vërtetat që nuk i përballon dot seriozisht, është ngjizur prej kohësh ideja për ta shpallur 1 Prillin si “Ditën e Politikës”. Një propozim që nuk ka kaluar në ndonjë procedurë institucionale, nuk ka marrë vulë e as firmë, por që, si shumë të vërteta të tjera të pakonfirmuara, ka gjetur strehë në ndërgjegjen kolektive, aty ku ironia është më e besueshme se deklaratat zyrtare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vetë politika, me atë elegancën e saj të njohur për të mos marrë përgjegjësi, as nuk e ka refuzuar këtë “nder”, por as nuk është ndjerë e fyer. Një qëndrim tipik, të mos e mohosh, të mos e pranosh, por ta lësh të rrjedhë, si çdo narrativë që mund të rezultojë e dobishme. Në fillim, ky asociim ishte menduar si një fshikullim, një mënyrë e sofistikuar për të denoncuar raportin e shtrembër që politika ndërton me të vërtetën dhe me publikun. Një ironi që synonte ta vinte në siklet, ta zhveshte nga serioziteti i saj i simuluar.

Por politika, si ai ati babaxhan që ka parë shumë dhe nuk skuqet më nga asgjë, nuk u tregua as e ndjeshme, as reaktive. Përkundrazi, e përthithi këtë thumbim me një qetësi të admirueshme, ose me një indiferencë strategjike, duke e kthyer në pjesë të repertorit të saj. Bëri një vesh shurdh e një sy qorr, dhe e pranoi në heshtje 1 Prillin si një lloj feste profesionale, dita kur publiku lejohet të qeshë me gënjeshtrën, pa e kuptuar se është duke festuar përditshmërinë e saj.

Madje, me një bujari që rrallë e tregon në fusha të tjera, politika lejoi që media ta shndërronte këtë ditë në spektakël, ku shakaja dhe mashtrimi ndërrojnë maska, dhe qytetari ftohet të marrë pjesë në një lojë që i ngjan çuditërisht realitetit. Për një ditë të vetme, publiku bëhet bashkëautor i farsës, një përfshirje simbolike që i jep iluzionin e kontrollit mbi një mekanizëm që zakonisht e përjashton.

E megjithatë, ky “dakordësim” mbetet një ironi e madhe në vetvete. Sepse 1 Prilli, në origjinën e tij në Francën mesjetare, ishte një ditë e pafajshme, ku fëmijët sfidonin seriozitetin e të rriturve përmes rrengjeve të padëmshme. Ishte një hapësirë e vogël lirie, ku gënjeshtra nuk synonte të bindte, por të nxirrte një buzëqeshje; nuk kërkonte të sundonte, por të çlironte.

Ndërsa në duart e politikës, ose më saktë, në hijen e saj, kjo gënjeshtër humbet pafajësinë dhe fiton peshë. Ajo nuk është më lojë, por teknikë; nuk është më çlirim, por instrument. Dhe kështu, në një përmbysje të hollë, 1 Prilli nuk bëhet dita që e tall politikën, por dita që e pasqyron atë me një saktësi të pakëndshme dhe një të vërtetë të pamohueshme.

Në udhëkryqin ku kryqëzohet tragjedia e kompromisit me të papranueshmen dhe absurdi i normalizimit të së keqes, 1 Prilli qëndron si një pezullim i përkohshëm. Ai shërben si një shkarkesë ironike për një shoqëri që ka mësuar të bashkëjetojë me gënjeshtrën, duke e shndërruar mashtrimin nga një rreng të pafajshëm, në një mjet për të zbërthyer me humor të zi moralin tonë të përbashkët.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 8 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 19 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari
Para 24 minutash

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Para 38 minutash

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.