Ekzekutimi me dy plumba i shqiptarit Berisha, arrestohet autori. Ja ku u kap

Arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit me dy plumba i shqiptarit Ilir Berisha, ngjarje e ndodhur në Monza vetëm pak ditë më parë. Policia italiane ka bërë të ditur sot se ka arrestuar një 34-vjeçar për këtë krim.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, autori i dyshuar është vënë në pranga në Courmayeur në tentativë për tu larguar nga Itali për në Francë.

Gjithçka mësohet se ka ndodhur për shkak të kontrollit të territoreve të prostitucionit. Dy shqiptarët, Ilir Berisha 24 vjeç dhe autori i dyshuar, 34 vjeç kishin lënë takim në Desio, Monza, që të sqaroheshin për punët e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por takimi nuk ka qenë sqarues, pasi ka përfunduar me vrasjen e Berishës, i cili edhe pse u dërgua në spital, ndërroi jetë. Policia siguroi dëshminë e një tjetër shqiptari, i cili ishte edhe njeriu që e çoi në spital Ilir Berishën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duket se dëshmia e tij ka qenë edhe vendimtare në arrestimin e autorit të dyshuar. Policia italiane është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të vrasësit, pasi ai ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër në momentin kur ka ndodhur vrasja.

/SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?