Ekzekutimi në plazh, Saviano: Mafia shqiptare ka marrë në dorë Romën
Mafia shqiptare ka marrë në dorë Romën. Kështu thotë shkrimtari italian Roberto Saviano, në një shkrim të tijin për “La Repubblica” pas ekzekutimit mafioz të ndodhur në një plazh në periferi të Romës. “Ka kohë që kryeqyteti po përjeton një krizë kriminale të rëndësishme. Tashmë Roma është shndërruar në “zona nostra” (referencë për “cosa nostra”). Nëse dikur Mafia, Camorra apo Ndraghetta ia kishin deleguar pushtetin grupeve lokale kriminale, sot ky pushtet po i kalon familjeve mafioze shqiptare”, thotë Saviano.