Ekzekutimi, policia pranë kapjes së vrasësit së Nikulajt

Pse u vra biznesmeni dhe kandidati për Këshillin Bashkiak të Lezhës, Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin teksa ishte duke pirë kafe? Deri më tani pistë e fortë është autori, që mendohet se është nga zona e Shkodrës.

Policia e Lezhës është shumë pranë identifikimit të vrasësit. Janë zhvilluar kontrolle në Gjadër për vrasësin e Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin. Në sajë të këtyre kontrolleve janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë.

Hetuesit kanë dyshime se për realizimin e këtij atentati kanë bashkëpunuar disa përsona të cilët i kanë ndjekur lëvizjet e objektivit të tyre brenda kompleksit “CORAL”, përmes kamerave të sigurisë.

Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë. Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ai dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej.

SHKARKO APP