Ekzekutohet i riu në Vlorë. Gjendet i vrarë në makinë, Policia jep detajet e para

Një person është gjetur i vrarë në një makinë në Vlorë.

Menjëherë forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarje ku është konstatuar një 25-vjeçar i pajetë në makinë. Nga këqyrja paraprake mësohet se i i riu ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Nuk është përcaktuar ende nëse e kanë qëlluar apo është vetvrarë.

Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?