Ekzekutohet me armë avokati në Elbasan

Tronditet Elbasani. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në qendër të qytetit të Elbasanit në një lokal. Viktima është avokati Ravik Gurra. Ai ishte ulur në ambientet e jashtme të lokalit, kur është qëlluar me armë zjarri. Gurra ka humbur jetën në vend nga të shtënat me breshëri, pavarësisht ndihmës së parë nga personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 minuta rreth 40 metra larg kalasë në qendër të qytetit. Report Tv siguron pamjet nga lokali ku është ekzekutuar avokati, teksa trupi i tij është i shtrirë poshtë tavolinës. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve. Ravik Gurra është një avokat i njohur, pasi ka mbrojtur mes të tjerash edhe çështjen e Emiljano Shullazit dhe fisit Çapja.

Foto nga vendi i ngjarjes

Lajmi në përditësim…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?