Ekzekutohet me armë shqiptari në mes të Athinës
Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në një lagje të Athinës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritetet greke, mësohet se ishte duke ecur në rrugë në momentin kur dy persona me një motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar dy herë në gjoks.
Mediat e shtetit fqinj transmetjnë se dyshohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh, ndërsa vijojnë kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e plagosjes.
KOHA JONË SONDAZH

