Ekzekutohet me armë zjarri 34-vjeçari shqiptar në Ekuador
Mediat ekuadoriane raportojnë se një shqiptar është ekzekutuar në një atentat të tipit mafioz në provincën Mall del Sol, në veri të Guayaquil. Sipas të njëjtave burime, viktima është Ergys Dashi, 34 vjeç. Ngjarja ndodhi natën e 22 janarit, rreth orës 19:00 në një restorant.
Të njëjtat burime shkruajnë se 2 persona, njëri prej të cilëve mbante në dorë një buqetë me lule kanë hyrë në restorant duke iu shmangur stafit sikur po kërkonin kartën e vaksinimit. Ata i janë afruar tavolinës së shqiptarit dhe kanë hapur zjarr me pistoletë.
Në vendin e ngjarjes u gjetën 20 shenja plumbash. Mediat vendase raportojnë se viktima kishte pasur lidhje me trafikun e drogës. Viktima u identifikua pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës. Nga të shtënat u plagos edhe një vajzë 26 vjeçare që ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shqiptari.
KOHA JONË SONDAZH

