Ekzekutohet me armë zjarri ish-drejtori i OSHEE në Rrëshen
Në një lokal në Rrëshen është ekzekutuar me armë nga dy persona Saimir Jaku, ish-drejtori i Operatorit të Transmetimit për zonën e veriut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:30, kur Jaku ishte duke pirë kafe.
Dëshmitarët kanë pohuar se dy persona me armë qëlluan në drejtim të tij dhe më pas u larguan vetëm pasi kontrolluan se ai kishte vdekur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe dëshmitë dhe ka ngritur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit.
Kush është viktima
Saimir Jaku ka punuar Drejtor i Tensionit të Lartë për Veriun deri më 30 gusht 2016 dhe nga 1 shtatori ka kaluar në pozicionin e ri, Shef Sektori i Asistencës Teknike Skada Plus GIS në drejtorinë qëndore të Tensionit të lartë në Tiranë.
Ngjarja
Burimet thanë se viktima kishte qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal të zonës, por ende nuk dihet nëse ka qenë i shoqëruar. Autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj Jakut dhe janë larguar me shpejtësi pas krimit nga vendngjarja me një automjet.
Jaku ishte shkarkuar një javë më parë nga posti i drejtorit. PD e kishte denoncuar atë si person i dënuar në Itali me burg për trafik droge. Ai ishte edhe anëtar i këshillit të qarkut, përfaqësues i PS në Rrëshen.
Reagimi i OSHEE-së
Në një njoftim nga OSHEE, saktësohet se Sajmir Jaku aktualisht mbante postin e shefit te sektorit ne drejtorinë qendrore të Tiranës, pas kalimit nga drejtor i tensionit te larte ne zonen e Veriut.
Gjithashtu lidhur me këtë lajm mund të lexoni edhe:
Denoncimi në maj/Sali Berisha: Sajmir Jaku i dënuar në Itali për drogë
KOHA JONË SONDAZH

