Ekzekutohet me armë zjarri një person në Shkodër
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë nga qyteti i Shkodrës. Nga raportimet e para thuhet se është qëlluar për vdekje një person.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sume të Dukagjinit, ku viktimë ka mbetur 43-vjeçari Gj. K.
Shkodër/ Informacion paraprak
Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.