Ekzekutohet me kallashnikov një 40-vjecar në Lushnjë (Foto)
Një 40-vjecar ka mbetur i vrarë sot në Lushnjë. Mësohet se viktima është B. H. Nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
40-vjeçari ka qenë në një lokal kur është qëlluar me breshëri automatiku. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në gjithë qytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse.
Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Informacioni paraprak i policisë
“Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.
Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.
Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes”, deklaron policia.
KOHA JONË SONDAZH

