Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni shqiptar. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një biznesmen është vrarë me plumb në kokë. Ngjatja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Strugës, në Maqedoni, rreth orës 16:45 të kësaj të hëne.

Viktimë e këtij atentati ka mbetur biznesmeni Dilaver Bojku, i cili u vra përpara lokalit të tij, në plazhin “Akva Blu”..

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes ngelen ende të paqarta, ndërsa biznesmeni nuk arriti ti mbijetonte atentatit, edhe pse u dërgua në spital me urgjencë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar sepse akoma jemi në procesin e grumbullimit të të dhënave por pas këtij procesi do të dilet me një raport më të detajuar. Në momentin e parë që do të kemi një pasqyrë më të plotë do të merren masa edhe për arrestimin e autorit ose autorëve të kësaj ngjarje”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB-së në Ohër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?