Ekzekutohet ministri i Arsimit. Ishte ulur keq në sallën e parlamentit !

Një tjetër zyrtar i lartë është ekzekutuar në Korenë e Veriut. Radha i kishte ardhur ministrit të Arsimit, Kim Yong-Jin, 63 vjeç.

Ai u qëllua për vdekje me urdhër të diktatorit Kim Jon Un. Sipas gazetës koreano-veriore JoongAng Daily, ministri u ekzekutua pasi ishte ulur keq gjatë një takimi në Asamblenë Supreme të Popullit. Por përveç kësaj ai u ekzekutua edhe për idetë e tij antirevolucionare.

Disa ditë më parë diktatori korean ekzekutoi edhe dy zyrtarë të tjerë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?