Ekzekutohet ndërtuesi në zonën e plazhit të Durrësit

Një 50 vjeçar u vra me armë zjarri në zonën e plazhit të Durrësit, në sektorin “Iliria”. Viktima është Shpëtim Shala, biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit dhe pronar i disa lokaleve në Durrës. Ai u qëllua në makinën e tij, një autoveturë tip Golf, përpara një lokali në një rrugë dytësore pranë plazhit. Dyshohet se vrasësi ka përdorur një pistoletë me silenciator. Policia është vënë në kërkim të tij dhe ka ngritur postblloqe të shumta.

Biznesmeni Shpëtim Shala, 50 vjeç, baba i tre vajzave, i cili është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij, tip Volfswagen “Golf 5” me targa AA 086 HJ. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar të plazhit të Durrësit. Aty pranë ndodhet edhe shtëpia e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Policia dyshon se krimi është kryer me armë me silenciator, ndërsa autorët mësohet të kenë qenë vrasës profesionistë, pasi asnjë nga banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna armësh. Shpëtim Shala ishte banor i qytetit të Durrësit, por jetonte me qira. Dyshohet se biznesmenin e kane ndjekur prej kohësh vrasësit dhe i kanë bërë pritë vetëm ditën e sotme. Para atentatit ndaj tij mesohet se biznesmeni Shpëtim Shala ka qenë duke luajtur futboll me shokët e tij në zonën e plazhit. Pas ndeshjes, Shala ka qenë duke u larguar me automjetin e tij Volfswagen “Golf 5”, kur edhe i është bërë atentati që i mori jetën. Policia ka shoqëruar 15 persona të dyshuar për vrasjen, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi krimi. Burime pranë policisë së Durrësit thonë se shkak i vrasjes dyshohet të jetë hakmarrja.Kjo pasi Shala njihej në Durrës si person me precedent penal të mëparshëm, pasi pak vite më parë ishte hetuar për trafik narkotikësh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?