Ekzekutohet një prokuror, nën hetim edhe trafikantët shqiptarë. “Porosia” u bë nga burgu

Hetoi krimet e trafikut të kokainës dhe grupet kriminale, por prokurori Edgar Escobar u ekzekutua në mes të ditës. Ai u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil.

Dy persona të dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni policor në një kodër në qytet. Hetuesit nuk përjashtojnë që urdhri i krimit të ketë ardhur nga burgu i Guayaquil.

Mes të hetuarve të Escobar, kanë qenë edhe shqiptarët, të cilët akuzohen se janë përgjegjës për ngarkesa me tonelata kokainë që përfundojnë në portin e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët kanë filluar të fitojnë aq shumë terren në Guayaquil, sa kanë filluar eliminimet e tyre fizike për shkak të kontrollit të tregut të kokainës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?