Ekzekutohet një shqiptar në Spanjë, ja detajet e para të ngjarjes së rëndë
Vritet me armë zjarri nje shqiptar në Spanjë. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.
Sipas të dhënave të para shqiptari është 43 vjeçar, por emri i tij ende nuk është bërë i ditur.
Pas mesnatë, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

