Ekzekutohet shqiptari, babai i 3 fëmijëve, autori i dyshuar burri i mbesës

Një 45 vjeçar shqiptar është ekzekutuar me plumb në qafë në Itali. Petrit Nikolli me profesion zejtar e rezident prej disa kohësh në Itali është vrarë gjatë natës në qytetin e Riminit.

Shqiptari është qëlluar me pistoletë rreth orës 23.00 të një 25 majti 2016, në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri Spiaggia” .

Vrasja-  Mediat lokale italiane informojnë se ka qenë ora 23:00 kur pranë viktimës është afruar nëj makinë nga e cila ka dalë një burrë, mendohet bashkëatdhetar. Fillimisht mes tyre ka pasur debat me fjalë më pas autori ka nxjerrë pistoletën, gjysmë automatik,  duke e qëlluar direkt e në qafë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët dhe motivi i vrasjes-Hetimet e para të policisë italiane kanë verifikuar se 45 vjeçari shqiptar Petrit Nikolla është vrarë për motive familjare. Autori i vrasjes është bashkëshorti po shqiptar i mbesës së tij që jeton në qytetin e Milanos. Keqtrajtimi e dhuna fizike ndaj mbesës që ushtronte bashkëshorti i saj e ka detyruar Petrit Nikollën që pak ditë para ngjarjes të largonte nga banesa ku jetonte me të shoqin mbesën e tij. Ky fakt ka shkaktuar hakmarrjen e bashkëshortit e të familjes së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia italiane ka vënë nën pranga bashkëshortin e mbesës si dhe vjehrrin e saj.

Autoret arrestohen ne Milano- Mjekët janë munduar të japin ndihmën e shpejtë por ka qenë e kotë. Pak orë më pas janë arrestuar në Milano autorët e dyshuar të krimit, 3 persona

Hetimet paraprake informojnë se vrasja është kryer për motive familjare, një larje hesapesh e ngjashme me rregullat e Kanunit.

Shqiptar Petrit Nikolli është baba i 3 fëmijve,  më i madhi 15 vjeç,  dhe është në pritje të fëmijës së katërt. Bashkëshortja e tij ka mbërritur  menjëherë në vendgjarje duke e gjetur në rrugë trupin e pajetë të bashkëshortit të saj.

Policia italiane po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

unnamed (1)unnamed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?