Ekz*kutimi i 42-vjeçarit, FNSH dhe RENEA nisen drejt Lezhës
FNSH dhe RENEA janë nisur drejt Lezhës, pas vrasjes së 42-vjeçarit që dyshohet për motive hakmarrje.
Nikolin Marku (Lekstakaj) pasi doli nga një market ku bleu një pije freskuese u qëllua me breshëri kallashnikovi. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të këtij viti.
Janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
KOHA JONË SONDAZH

